Luftë e ashpër për Aouar

Luftë e ashpër për Aouar

 Këtë sezon Houssem Auoar i ka lëshuar sinjalet se ka arritur nivelin për tu transferuar tek një gjigand europian  .  Lyoni  është koshient se  tentativat për ta mbajtur edhe më gjatë  do të vështirësohen dhe drejtuesit e francezëve  janë përfshirë totalisht në këtë çështje dhe  nuk i mbetet rrugë tjetër përveç se deklarimit të çmimit të tij .  Sipas  Transfermakt  22 vjeçari vlerësohet në 50 milionë euro  por qëllimi i  ‘’ Les Gones ‘’ është rritja me  10 milionë  për të dalë  të fituar në këtë histori .  Paraqitjet pozitive  të Houssem Aouar nuk kanë të ndalur dhe ky fakt e përshpejton largimin nga  Lyoni  .  Gjigandët e Europës nuk kanë preferuar të humbasin asnjë sekondë drejt këtij akordi dhe kanë deklaruar qëndrimin e tyre . 

Sipas ‘’  Onefootball “  Real Madridi , Juventusi dhe Manchester United do të nisin një luftë shumë interesante . Këto ekipe janë shumë potente si në aspektin sportiv  edhe në atë ekonomik dhe ky mund të rezultojë një indikator për ta tërhequr rreth vetes . ‘’ Galaktikët ‘’ mendojnë të vijojnë drejt rrugës së revolucionit total dhe i duhet një element që do të dijë të mbështesë  Casemiron , Toni Kross dhe Luka Modriç  . Houssem Aouar është një lojtar tepër i talentuar dhe do ti krijonte  një ritëm ndryshe lojës së ‘’ Los Blancos ‘’ .   Në rastin e juventinëve  këta të fundit kanë bërë shumë gabime me Andrea Pirlon në stol  dhe drejtuesit torinezë janë penduar  për këtë hap  sepse i kanë rënë me shkelm sukseseve të akumuluara  me Massimiliano Allegrin. Prezenca e Houssem Aouar do të siguronte stabilitetin e munguar  dhe do të shtonte impulset pozitive gjatë ndeshjeve  . 

 Duke iu referuar ‘’ The Red Devilsave ‘’ , Ole Gunnar Solskajer kërkon prej kohësh një shoqërues perfekt në sulm për të shtuar   produktivitetin . Karakteristikat që disponon i japin disa  alternativa norvegjezit. Por duhet patur kujdes edhe Paris St Germain  . ‘’ Les Pariziens ‘’ vijojnë të guxojnë për të ardhmen e dëshiruar  .

Objektivi kryesor i tyre është mosprishja e ekuilibrave dhe të përforcimit në merkato dhe Houssem Aouar garanton diçka të tillë duke patur parasysh se e ardhmja e Kylian Mbappes në ‘’ Parque De Prince ‘’ mbetet e paqartë  sepse Real Madridi e ka shtuar intensitetin e negociatave për 22 vjeçarin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy