4 pretendentë për Rodrigo De Paul

4 pretendentë për Rodrigo De Paul

Argjentinasi Rodrigo De Paul po shijon një nga momentet më të bukura të karrierës. Me një skuadër si Udinese ekstremi ka bërë një evolucion të dukshëm. 26 vjeçari ka fituar shumë popullaritet  në Calcio  dhe e ka lënë  pas eksperiencën e hidhur me Valencian në 2014- tën. Ky sezon do të bëhet i 5-ti për të në Serinë A Eksperienca e fituar i ka dhënë mundësinë të spikatet nga skuadrat  e njohura   që ia kanë ndezur shpresat për të ardhmen e dëshiruar . Pavarësisht se e ka konsoliduar pozicionin tek Udinese dhe është  një lojtar i paprekshëm për trainerin  Luca Gotti  sipas ‘’ Tuttosport ‘’  Milani , Interi , Atletico Madridi dhe Liverpooli do të luftojnë për argjentinasin . 

Me një vlerë kartoni prej 38 milionë eurosh  kandidatët nuk kishin si ta hiqnin nga lista  Rodrigo De Paulin që ka arritur majat me Udinezen . Kontrata me bardhezinjtë merr fund në 2024-tën por ujqërit e Europës s’duan ta humbasin shansin  për ta larguar nga ‘’ Friuli ‘’.  Në lidhje me kuqëzinjtë, opsioni De Paul besohet se do ti vijë në ndihmë Milanit për të përmirësuar funksionimin e mesfushës  . Rikuperimi i fytyrës së vërtetë  është një indikator që duhet të përforcohet me goditjet cilësore për të mos u kthyer në të kaluarën e hidhur .

Pas tyre vjen Interi . Fitimi  Scudettos për të 19-tën herë nuk lë vend për gabime dhe  Antonio Conte  e konsideron si zëvëndësuesin e Nicolo Barrellas që nuk e ka të sigurtë qëndrimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’. 

Në lidhje me ‘’ Los Colchoneros ‘’ bashkombasi Diego Simeone e cilëson De Paul si nje organizator të shkëlqyer .  Karakteri luftarak  është qershia mbi tortë për ‘’ Los Rojiblancos ‘’ që do të kërkojnë të përshkruajnë rrugën e sezonit aktual  në të cilin janë shumë afër fitimit të La Ligas  .

Lista mbyllet me  Liverpoolin . Sezoni thekson një dështim historik për anglezët  sepse rrezikojnë mospjësmarrjen në Uefa Champions League . Dështimi me  Thiago Alcantaran ia ka hapur sytë gjermanit  që i ka hedhur grepat për yllin e Udinezes  .  Duke ditur se mbeten edhe 3 javë për mbylljen e tij   Rodrigo De Paul ka patur fatin të aktivizohet në 33 ndeshje dhe ka shënuar 8 herë me një skuadër që ka notuar gjithmonë në ujërat e mesit të tabelës .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy