
Momentalisht Declan Rice konsiderohet një ndër lojtarët më të mirë në pozicionin ku aktiviziohet, fakt i majftueshëm për ekipet e elitës në Premier League për vijimin e tentativave për firmosjen me mesfushorin.
Për 24 vjeçarin do të zhvillohet një tjetër derbi londinez ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat , ekipe të cilat me çdo kusht duan ta largojnë nga West Hami.
Në verën e kaluar Declan Rice ishte afër largimit nga ‘’ The Hammers ‘’ por rezistenca e drejtueve bëri që të vijojë nën urdhërat e David Moyes, histori e cila mund të ndryshojë në fundin e sezonit dhe në rastin konkret ‘’ Topchinjtë ‘’ kërkojnë ta fitojnë garën me ‘’ Blutë e Londres ‘’ për futbollistin kryeqytetas.
Sigurisht lufta ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat gjithmonë ka prodhuar shumë emocione dhe duhet pare se çfarë do të ndodhë në periudhën e transferimeve, për një komponent, e ardhmja e të cilit shikohet gjithmonë e më larg gjysëmfinalistëve të Europa Leagues në sezonin aktual.



