
Sulmuesi Arnaut Danjuma po shëndërrohet pak e nga pak një ndër protagonistët e kontinentit të vjetër dhe ka filluar të tërheqë vëmëndjen e të mëdhave .
Goli i shënuar në ndeshjen kundër Bayern Munchen sigurisht i mban të gjalla shpresat e Villarealit për një kalim në çerekfinale por ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ duhet të bëjë shumë kujdes në atë të kthimit në ‘’ Allianz Arena ‘’ , stadium që konsiderohet një ferr për çdo rival.
Duartrokitjet vijojnë për 25 vjeçarin të cilin ‘’ The Redsat ‘’ e pretenduan edhe kur aktivizohej tek Bournemouth por spanjollët u treguan më të shkathët duke e transferuar në ‘’ La Ceramica ‘’.
Jurgen Klopp po tenton me çdo mënyrë që ti dhurojë edhe njëherë emocionet e papërshkrueshme të fitimit të Champions Leagues Liverpoolit dhe kërkon ti bashkangjisë treshes magjike Salah – Firmino- Mane Arnaut Danjuman që e ka bërë krenar Unay Emery-n në ndeshjen e djeshme sepse të triumfosh kundër bavarezëve është tepër e vështirë.
14 gola në 29 ndeshje sigurisht pritet të kenë një tjetër histori në vijimësi por drejtuesit e Villarealit duhet ta mendojnë mirë këtë çështje sepse protagonizmi i sulmuesit nga Lagos është i dukshëm dhe i krijon përparësi ofensivës së tmerrshme të ekipit nga Castellon.
23 milionët e paguara për Arnaut Danjumën kanë patur një rritje të konsiderueshme duke iu referuar impaktit të yllit të spanjollëve gjatë ndeshjeve por duhet patur parasysh edhe rezistenca e Villarealit në lidhje me golashënuesin i cili e ka nxjerrë shumë herë nga situatat e vështira duke i shkaktuar buzëqeshje Unay Emery-t që po bën një punë për tu duartrokitur me çerekfinalistët e Champions Leagues.



