Mesfushori anglez, Jack Wilshere nga qershori i këtij viti është pa një skuadër, pasi kontrata e tij me West Ham përfundoi.
Futbollisti është në kërkim të një skuadre të re, por deri tani nuk ka arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me ndonjë ekip. Megjithatë, Wilshere po përgatitet fort për të qenë në formë dhe më pas të nisë një aventurë të re.
Ish-klubi i tij, Arsenal i ka ardhur në ndihmë 29-vjeçarit, duke e lejuar atë që të stërvitet më ta, ndonëse nuk është në kontratë me këtë skuadër. Wilshere do të ketë mundësinë të stërvitet me Arsenalin, deri sa të gjejë një skuadër të re.



