Kosova i jep leksion Shqipërisë, e mposht 3-0 në miqësoren e Zyrihut (VIDEO)

Kosova i jep leksion Shqipërisë, e mposht 3-0 në miqësoren e Zyrihut (VIDEO)

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Krisitan Panuçi është një dështim total deri më tani.

Një skuadër që nuk të ngjall asnjë emocion, ekip pa ide, pa dëshirë dhe me një lojë katastrofike që nuk të jep asnjë dëshirë për ta ndjekur.

Kuqezinjtë morën një humbje turpëruese në miqësoren vllazërore të zhvilluar sot në mbrëmje në Zyrih kundër Kosovës me rezultatin e thellë 3-0.

Një fitore totalisht e merituar për skuadrën e Kosovës, që i dha një leksion të pastër Shqipërisë që ka zhvilluar një 90 minutësh për t'u harruar, duke mos e rrezikuar për asnjë moment portën e mbrojtur nga portieri Samir Ujkani.

Nga krahu tjetër, Kosova ishtë në një lartësi për t'u admiruar duke bërë një paraqitje fantastike, çka dhe vetë rezultati i fitores e tregon më së miri.

Arbër Zeneli hapi serinë e golave në minutën e 21-të të takimit për Kosovën, ku i vetëm përballë Berishës nuk fal duke e dërguar topin në rrjetë dhe për t’i mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 1-0.

Në fillim të pjesës së dytë është sërish Arbër Zeneli, që dyfishoi rezultatin me anë të një goli mjaft të bukur të goditur nga distanca duke mos i dhënë asnjë shans Berishës që të reagonte.

Megjithatë, Kosova nuk do të ndalej pasi në të 67-n Zhergova shënon dhe golin e tretë për ekipin e tij duke vulosur përfundimisht në 3-0 rezultatin e takimit.

Një fitore shumë e merituar për kombëtaren e Kosovës, që shfaqi një futboll mjaft të bukur, ndërsa nga krahu tjetër Shqipëria ishte për turp.

Më poshtë golat e takimit

Goli i parë i shënuar nga Zeneli

Goli i dytë i shënuar nga Zeneli

Goli i tretë i shënuar nga Zhergova

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy