
Problematikat e theksuara në mbrojtjen e Barcelonës vijojnë të jenë një dhimbje e fortë koke për drejtuesit të cilët duhet të mbledhin forcat për të bërë maksimumin gjatë merkatos.
Si shumë herë të tjera ajo e janarit i dha tashmë rezultatet por tani më shumë se kurrë spanjollët duhet të mendojnë për të ardhmen sepse koha kalon shumë shpejt dhe përqëndrimi duhet të jetë maksimal.
Dyshimet mbi të ardhmet e Lenglet , Pique , Umtitit dhe Ronald Araujos bashkuar këtu rendimentit të vakët të Eric Garcias sigurisht konsiderohen një shtysë për të afruar lojtarë cilësorë në ‘’ Camp Nou ‘’ sepse kjo Barcelonë synon të ripërfshihet ndër më të mirat e botës.
Kalidou Koulibaly vijon të pëlqehet nga kuq e blutë sepse është një ndër mbrojtësit më të mirë të Serisë A dhe për 29 vjeçarin çdo merkato është një shans për të ngjitur shkallët në aspektin e kualitetit dhe Barcelona vijon t’ia mbajë hapur derën senegalezit.
30 qershori i 2023-shit vjen shumë shpejt dhe bardhekaltërit duhet ta mendojnë ç’do të bëjnë me pilarin e prapavijës , pasi në rastin e mosarritjes se një akordi, mund ta humbasin , ndoshta edhe me parametra zero ishi-n e Genkut.
Xavi Hernandez po e tregon se çfarë është i aftë të bëjë në krye të pankinës dhe ka patur fat falë ndihmës së Joan Laportas i cili i garantoi gjigandëve të La Ligas dhe jo vetëm lojtarë shumë cilësorë gjatë janarit, të cilët s’kanë vonuar shumë për të treguar aftësitë .
Kalidou Koulibaly është tentuar edhe nga Real Madridi dhe Interi por rezistenca e presidentit Aurelio Di Laurentis , një fanatik absolut i yjeve të ‘’ Il Partenopei ‘’ ka garantuar qëndrimin e tyre në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ por gjithçka mund të ndodhë në verë sepse prioritetet vihen gjithmonë në plan të parë dhe Barcelona faktikisht është një ekip që ëndërrohet nga çdo lojtar i njohur.
Pjesëmarrja në Champions League sezonin vijues është një indikator se merkatoja duhet të shikohet me shumë seriozitet pasi në sezonin aktual Barcelona pësoi një disfatë historike në lidhje me vitet e fundit duke u eleminuar çuditërisht nga faza e grupeve , episod i vështirë për tu harruar nga çdo komponent i këtij klubi.



