Real Madridi, ofensivë për Fabian Ruiz

Real Madridi, ofensivë për Fabian Ruiz

Europiani i shkëlqyer i Fabian Ruiz po i siguron disa pretendentë cilësorë.

Mesfushori është pjesë e planeve të Real Madridit, i cili preferohet nga numri një i stolit Carlo Ancelotti.

Flitet se marrëveshja mund të arrihet për 50 milionë euro, i cili ka impresionuar edhe në rradhët e Paris St Germain, prezenca e të cilit i ka dhënë shumë përparësi këtij reparti.

Me kapacitetin e treguar, pa dyshim 28 vjeçari është përfshirë në rangun e më të spikaturve në kontinentin e vjetër, i pretenduar nga drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ që në kohën kur ishte pjesë e Napolit.

Duhet shtuar se negociatat ndërmjet palëve vijojnë me sukses dhe mundësia që Fabian Ruiz të veshë bluzën e fituesve të Champions Leagues në sezonin e shkuar është shumë e madhe.

Siç dihet në çdo sezon tek Real Madridi pretendohet fitimi i titujve dhe merkatoja e verës shërben për tu përmirësuar në çdo aspekt.

Tek një klub i këtyre niveleve të jesh i dyti është sigurisht një dështim, një fakt që evidenton se gjithmonë kërkohet maksimumi.

Sezonin me ‘’ Les Pariziens ‘’, nxënësi i Luis Enriques e finalizoi me 3 gola në 35 sfida dhe për sa i përket ‘’ La Furia Rojas ‘’ ishte titullar në 11-shen e Luis de la Fuentes, një trainer që impresionoi me katër herë kampionët e këtij evenimenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy