
Gjatë kësaj merkatoje dimërore pritet që Real Madridi të jetë një ndër protagonistët e padiskutueshëm, ashtu siç ka ndodhur edhe me pararendëset.
Tek ‘’ Galaktikët ‘’ po vihen re disa luhatje, të reflektuara edhe gjatë sfidave, sidomos tek ajo e djeshmja, ‘’ El Clasico ‘’ kundër Barcelonës në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Humbja e Superkupës 2-5 në shtëpi ishte një leksion por edhe një rezultat i cili kurrsesi s’do të harrohet, sidomos në kreu i ‘’ Los Merengues “ Florentino Perez.
Gjithsesi, përgjegjësi kryesor i kësaj disfate historike mbetet Carlo Ancelotti, trainer i cili ka filluar ti bëjë llogaritë për vijimësinë.

Italiani ia ka vënë gishtin tre elementëve, të cilët tashmë i konsideron të padëshiruar. Lista kryesohet nga Aurelien Tchouameni.
Pavarësisht se cilësitë e francezit janë të padiskutueshme, loja e treguar nuk e ka bindur ishi-n e Milanit.
As Ferland Mendy duket se nuk do të shpëtojë, kërkesat e të cilit konsiderohen të ekzagjeruara nga Florentino Perez, përfshirë rendimentin e vakët në fushë.
Tek një ekip si Real Madridi nuk tolerohet asnjë gabim për arsye se pretendohet përmirësimi i vazhdueshëm dhe fitimi i çdo titulli gjatë sezoneve.
Edhe Lucas Vazquez, pavarësisht se është provuar në disa pozicione nuk po mundet të japë maksimumin në krahun e djathtë të mbrojtjes, repart i cili ka rezultuar difektoz gjatë viteve të fundit.



