Milan i shkel syrin Belottit

Milan i shkel syrin Belottit

  Me një Zlatan Ibrahimovich drejt varjes së këpucëve në gozhdë edhe pse një gjë e tillë nuk duket pasi suedezi karakterizohet për shpirtin luftarak , Milani ka nisur ofensivën për Andrea Belottin për të shtuar produktivitetin në metrat e fundit .

Italiani akoma nuk e ka arritur rinovimin me Torinon dhe kuqezinjtë duke ditur që kontrata me ekipin ‘’ Granata ‘ përfundon në qershor, mendojnë se mund ta bindin për tu transferuar në ‘’ San Siro ‘’ dhe një herë e mirë të bëhet pjesë e një ekipi të elitës.  

Që nga 1 janari i 2022-shit golashënuesi 28 vjeçar është një lojtar i lirë dhe Milani s’do të jetë i vetëm në këtë garë sepse do të ketë nga mbrapa hijen e Atletico Madridit që prej kohësh tenton për Andrea Belottin.

 Faza sulmuese e ‘’ Djallit ‘’ është me të vërtetë një kërcënim për çdo kundërshtar dhe me yllin e Torinos do të fitonte më shumë rëndësi pasi do të formohej treshja ideale Belotti-Ibrahimovich- Leao që mund ti shkaktojë shumë risi këtij Milani  që pak e nga pak po afrohet drejt elitës , objektiv prioritar i drejtuesve italianë .

Ky konsiderohet momenti i duhur për të provuar ndjesinë e të qënit pjesë e një ekipi të famshëm pas etapave të suksesshme tek Palermo dhe tanimë Torino që i kanë dhënë privilegjin për një vend në kombëtaren ‘’ Azurre ‘’ e cila triumfoi në Europianin e kaluar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy