Xherdan Shaqiri ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Zvicrës.
Ky vendim i lojtarit me origjinë shqiptare, vjen pas Europianit, aty ku helvetët u eliminuan nga Anglia në çerekfinale.
Shaqiri bëri debutimin e tij për Zvicrën në mars 2010 në një miqësore kundër Uruguait, ndërsa ishte pjesë e Zvicrës për 14 vite, ku mori pjesë në 7 turne madhorë, si Botërori dhe Europiani.

Lajmin për tërheqjen nga kombëtarja, e dha vetë 32-vjeçari.
7 turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t'i thënë lamtumirën kombëtares. Mbeten kujtime të mëdha dhe për këtë ju them të gjithëve faleminderit.



