Joao Cancelo është zyrtarisht lojtar i Bayern Munich. Mbrojtësi është larguar nga Manchester City dhe do të vazhdojë karrierën te kampionët e Gjermanisë.
Marrëveshja ishte arritur gjatë të hënës, ndërsa prezantimi ka ardhur mëngjesin e kësaj të marte.
Akordi mes palëve është arritur për huazim deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes.
Bayern Munich është skuadra e gjashtë në karrierë për Cancelo, pasi më parë ka luajtur për Benfica, Valencia, Inter, Juventus dhe së fundmi Manchetser City.



