
PSG do të ndryshojë trajnerin, pasi i kanë bërë të ditur Christophe Galtier, se nuk do të jetë në drejtimin e ekipit për të ardhmen, ndonëse fituan titullin kampion. Sipas raportimeve të fundit, PSG ka zgjedhur Jualian Nagelsmann. Palët janë në bisedime prej kohësh, por ende mungon një marrëveshje. Megjithatë sipas raportimeve të fundit, francezët nuk kanë ndërmend të heqin dorë dhe vazhdojnë tentativat për të bindur trajnerin gjerman.



