Sfida ndaj Erzenit, Abilaliaj: Presim një sforco të madhe nga lojtarët, nuk jemi në situatë normale

Sfida ndaj Erzenit, Abilaliaj: Presim një sforco të madhe nga lojtarët, nuk jemi në situatë normale

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Erzenin.

Abilaliaj tha se nuk është një kundërshtar i lehtë, ndërsa kërkoi një sforco të madhe nga lojtarët.

Ecuria në kampionat, sipas tij ka bërë që ekipi të mos jetë në një situatë normale dhe për këtë arsye kërkohet fitorja.

E dimë që do jetë e vështirë dhe pak rëndësi ka pozicioni në renditje, në momentin që nuk është se jemi duke kaluar momentin më të mirë tonin, në aspektin dhe të dëmtimeve por dhe të formës dhe të volumit të madh të ndeshjeve që kemi bërë.

Presim një sforco akoma më të madhe nga gjithë lojtarët ditën e nesërme, për të shkuar te fitorja në kampionat sepse mos harrojmë në momentin që flasim në kampionat kemi 6 barazime rresht në kampionat, kështu qe duhet të jemi të fokusuar te Erzeni sepse na jep mundësinë të dalim nga situata që nuk është aspak normale dhe e këndshme për objektivat që ka Partizani në fund të sezonit.

Uroj dhe shpresoj që në projektin që do nisim dhe me trajnerin e ri të jemi në hapat zhvillimit dhe përmirësimit dhe në 2024 sepse potenciali është i gjithi aty. Në momentin që do punohet ashtu si duhet dhe mbështetja e klubit ka qenë e jashtëzakonshme, nuk ka arsye që të mos shkojmë drejt suksesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy