Aston Villa, interes për Romelu Lukakun

Aston Villa, interes për Romelu Lukakun

Ecuria shumë e mirë e Romelu Lukakut në sezonin e shkuar me Romën, po e zgjeron listën e pretendentëve me kalimin e kohës.

Belgu tashmë pretendohet nga Aston Villa, një ekip shumë cilësor në Premier League, i cili preu biletën për në grupet e Champions Leagues në vijuesin.

Sigurisht pjesëmarrja në kompeticionin më prestigjoz europian u konsiderua një sukses historik për londinezët, drejtuesit e të cilëve duhet të sforcohen për të formuar një ekip akoma më kompetitiv.

‘’ Los Villanos ‘’ kanë si drejtor sportiv Monchin, një ekspert në lidhje me merkaton dhe sipas italianes ‘ Il Mattino ‘, e ka marrë shumë seriozisht këtë tentativë duke qenë se flitet për një sulmues, i cili gjithmonë ka spikatur.

21 gola dhe 4 asiste në 47 sfida në rradhët e ‘’ Verdhekuqve ‘’ nxjerrin në pah potencialin e ‘’ Buallit ‘’, shumë potent dhe i rrezikshëm, sidomos në duelet një kundra një.

Një avantazh për 31 vjeçarin është se e njeh shumë mirë Premier Leaguen dhe momentalisht është një kandidat serioz për t’iu bashkuar ekipit të Unay Emery.

Mundësia për tu transferuar në ‘’ Villa Park ‘’ ka gjeneruar shumë entuziazëm tek tifozët dhe pritet që në ditët vijuese Romelu Lukaku të vërë pikat mbi i në lidhje me të ardhmen, gjatë kësaj periudhe shumë të rëndësishme për çdo lojtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy