
Shqipëria do të përballet me Arabinë Saudite, duke filluar nga ora 16:30, në një miqësore që nuk do të transmetohet në asnjë TV.
Trajneri i kombëtares, Edy Reja ka grumbulluar për këtë test miqësor shumë lojtarë nga Superiorja teksa së fundmi është zbuluar edhe formacioni me të cilin italiani pritet të nisë ndeshjen.
Reja i qëndron besnik skemës 3-5-2, aty ku në portë d të startojë Kastrati, ndërsa treshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Gurishta i Vllaznisë, Bitri i Partizanit dhe Turkaj i Laçit.
Krahët do të mbulohen nga Marku i Teutës dhe Hadroji i Partizanit. Sa i përket mesfushës, aty do të luajnë nga minuta e parë, Muçolli i Velje, Deliu i Tiranës dhe Mala i Vllaznisë. Sulmi përbëhet nga Cikalleshi dhe Xhixha i Tiranës.



