
Pas largimit të Milan Skriniar tek Paris St Germain, tek Interi ka filluar puna për ta zëvëndësuar sllovakun. Sipas informacioneve të fundit, zikaltërit e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Merih Demiral, për të cilin drejtuesit kanë përgatitur një ofertë rreth 20 milionë euro. Nuk përjashtohet as huazimi i turkut për një sezon në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , për tu vijuar më pas me blerjen e kartonit të ishi-t të Juventusit. Momentalisht italianët nuk janë të kompletuar në prapavijë dhe 25 vjeçari konsiderohet ideali për ta shoqëruar Alessandro Bastonin në qendrën e mbrojtjes. Prej kohësh flitet për largimin e tij nga e ashtuquajtura ‘’ La Dea ‘’, drejtuesit e të cilës nuk mendojnë ta pengojnë .



