
Vllaznia mori një humbje të papritur në turin e parë në Kupën e Shqipërisë, teksa u mposht me përmbysje nga Flamurtari me rezultatin 2-1. Pas ndeshjes, për mediat foli edhe trajneri i shkodranëve, Mirel Josa, i cili theksoi se të gjithë duhet të dinë, se futbolli nuk është me buton.
Josa më tej shtoi se skuadrës duhet t’i bëhet mësim humbja me Flamurtarin, për të arritur suksese në të ardhmen.
Nuk mund të flas, e komplikojmë ose jo. Flamurtari është ndërtuar për të fituar. E filluam ndeshjen mirë, pastaj me dy gabimet tona u ndëshkuam, duhet të dilnim më para me anë të sulmuesve.
Flamurtari fitoi dyluftimet dhe na ktheu lojën. Në momentet që ishim në avantazh, duhet të mbyllnim ndeshjen sepse kishim dy raste shumë të pastra. Futbolli nuk është me buton, duhet ta dimë këtë.
Duhet të kemi respekt, jo vetëm për Flamurtarin që është ndërtuar për të fituar në ligën ku është. Kjo ndeshje të na bëhet mësim, siç kemi parasysh edhe dy ndeshjet që kemi humbur në kampionat.
Sot futboll u luajt deri në një farë mase. Kemi pasur problemet tona në ekip, me dëmtime. Mendjen e kemi te Teuta tani.
Sa i mundshëm është kualifikimi? Ne do shikojmë për këtë gjë, në futboll nuk flitet me mundësi. Në futboll flitet me çfarë do japësh në fushën e lojës



