Chelsea dhe Parisi, luftë për Pjanic

Chelsea dhe Parisi, luftë për Pjanic

  Mesfushori Miralem Pjanic prej kohësh nuk po e ngren dot kokën tek Barcelona . Boshnjaku ndihet shumë i zhgënjyer me situatën tek katalanasit  dhe këta të fundit kanë menduar t’ia plotësojnë dëshirën dhe ti gjejnë kandidatë  ku mund të rifitojë vlerat e humbura  . Sipas ‘’ Daily Mail ‘’  në këtë histori janë përfshirë Paris St Germain dhe Chelsea sepse besojnë akoma në aftësitë e 31 vjeçarit . Por situata e krijuar nga koronavirusi i jep të drejtën francezëve dhe anglezëve të tregohen të duruar dhe të luftojnë për huazimin e tij  deri në fundin e sezonit të ardhshëm me objektivin e vlerësimit të detajuar të rendimentit dhe më pas të masin forcat për blerjen  kartonit të tij .  Ky variant eviton ofertën direkte në drejtim të Miralem Pjanic. 

‘’ Blaugranët ‘’ do të dilnin të fituar  pavarësisht se vlera e tij në merkato ka shënuar rënie por duan me çdo kusht të rikuperojnë financat të cilat aktualisht nuk i krijojnë shansin për të bërë blerje potente në merkato .   ‘’ Los Cules ‘’ e blenë për 60 milionë euro në qershorin e 2020 -tës dhe një huazim me të drejtë blerje do të ishte zgjidhja më e mirë për spanjollët për të vijuar me revolucionin e menduar  .   Edhe pse nuk është adaptuar siç duhet tek kuq e blutë , fakti i interesit të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ dhe ‘’ Los Pariziens ‘’ ia mban të ndezur motorrët  për tu rikthyer në liderin e mëparshëm të mesfushës sepse si anglezët dhe francezët i ofrojnë opsione për kalimin e kësaj faze të vështirë në karrierë .

 Mungesa e adaptimit në Katalunjë është kanalizuar në 29 ndeshje në të cilat nuk ka avancuar me ritmet e duhura dhe me interesin aktual sigurisht që gjërat për Miralem Pjanic do të ndryshojnë sepse flitet për dy kocka të forta në Europë që e kanë rritur cilësinë e tyre në aspektin e përgjithshëm.

 

                   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy