
Finalizimi i kontratës me Real Madridin i ka dhënë fund eksperiencës 16- vjeçare të anësorit Marcelo në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Brazilianit filloi ti ndryshojë karriera kur iu bashkua ‘’ Galaktikëve ‘’ i cili tashmë mban 34 vite mbi supe, fakt që e afron me varjen e këpucëve në gozhdë .
Aftësitë e reflektuara ndër vite me spanjollët i sigurojnë në njëfarë mënyre prezantimin edhe më gjatë në kontinentin e vjetër dhe pavarësisht se në vitet e fundit nuk ka patur shumë hapësira tek madrilenët, do të largohet nga kryeqyteti spanjoll me kokën lart.
Ishi i Fluminenses mendon se mund ta vijojë eksperiencën në futbollin më të ndjekur dhe sipas gazetarit të specializuar në merkato Ekrem Onur i është vetëofruar Milanit.
Objektivi i lojtarit nga Rio de Janeiro është përfshirja në rotacionet e Stefano Piolit dhe sigurisht një kalim në ‘’ San Siro ‘’ do të konsiderohej tejet i suksesshëm sepse e ka mbyllur kapitullin me ‘’ Los Merengues ‘’ me fitimin e La Ligas dhe Uefa Champions Leagues.
Puna ka filluar tek italianët , drejtuesit e të cilëve po e mendojnë këtë mundësi sepse eksperienca e Marcelos mund ti shërbejë funksionimit të krahut të majtë të mbrojtje dhe të vihet në gatishmëri kur francezi Theo Hernandez nuk do të jetë i pranishëm.
Përfaqësimi në Champions League , Serinë A dhe në Kupë kërkon shumë sforco nga italianët të cilët po monitorojnë edhe disa lojtarë të tjerë cilësorë si Sven Botman , Dani Ceballos Noa Lang , Divock Origi apo Renato Sanches pasi për vijimin në këtë rrugë duhen hapa të kujdesshëm dhe te mirëmenduar gjatë merkatos së verës.
Në sezonin e lënë pas Marcelo Vieira arriti të aktiviziohet në 18 ndeshje me Real Madridin, të cilin e kurorëzoi me sukses dhe prej shumë kohësh vijon përgatitjet për të përfaqësuar një ekip elite në të ardhmen .



