
E ardhmja e Kylian Mbappes është kthyer në kryefjalën e përditshmërisë tek Paris St Germain .
Francezi prej shumë vitesh tashmë vijon të jetë një ndër objektivat madhorë të Florentino Perezit, president i cili e do me çdo kusht tek Real Madridi.
Në lidhje me sulmuesin kanë reaguar drejtuesit e parizienëve , të cilët synojnë mos ta zgjasin shumë këtë çështje dhe nëse nuk do të gjehet gjuha e përbashkët në janar janë të gatshëm ta lejojnë largimin e yllit të ofensivës me parametër zero gjatë merkatos së verës.
Vendimi i drejtuesve të fituesve në fuqi të Ligue 1 sigurisht ka befasuar dhe besohet se ‘’ Galaktikët ‘’ do të kenë një avantazh gjatë kësaj periudhe.
24 vjeçari konsiderohet një ndër sulmuesit më të mirë në botë dhe prezenca e tij do të avantazhonte çdo skuadër në metrat e fundit.
Statistikat flasin vetë dhe niveli i ishi-t të Monacos vjen në rritje në çdo sezon dhe në aktualin numëron 18 gola dhe 2 asiste në 20 sfida.



