Finalja e Champions League, Inzaghi: Manchester City, skuadra më e fortë në botë
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, foli në konferencën për shtyp, në prag të finales së madhe të Champions League, ndaj Manchester City.
Tekniku italian, deklaroi se skuadra e tij e ka studiuar kundërshatrin, ndërsa tha se Manchester City është skuadra më e fortë në botë.
Sipaj tij, Interi e ka merituar finalen, ndërsa theksoi se skuadra duhet të jetë e përqendruar, pasi do të ketë momente të vështira gjatë ndeshjes.
"Është një ndjenjë e mrekullueshme të jesh këtu, ne duam të luajmë në finale në mënyrën më të mirë të mundshme. E merituam finalen, do të duhet të jemi të qartë gjatë gjithë ndeshjes.
E dija që do të luanim shumë në pjesën e fundit të sezonit. Ne arsyetuam ditë pas dite, tani jemi qartësisht këtu dhe ne po shijojmë atë që kemi bërë. I njohim kundërshtarët, ata janë skuadra më e fortë në botë dhe e dëshmuan këtë me vetëm disa humbje që kanë pasur. Ne do të jemi 11 kundër 11, kemi pasur një ecuri fantastike dhe ne meritojmë të jemi këtu për të luajtur mundësitë tona
Kam fatin të stërvit shumë lojtarë që tashmë kanë kaluar në finale. Do të na duhet zemër dhe mendje, do të duhet të kemi mendje të kthjellët për të qëndruar gjithmonë në lojë sepse do të ketë momente vështirësie dhe ne e dimë këtë.", deklaroi Inzaghi.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.