Tifozët goditën lojtarin e Skënderbeut, përjashtohet nga kampionati Akademia e Futbollit U-17

Tifozët goditën lojtarin e Skënderbeut, përjashtohet nga kampionati Akademia e Futbollit U-17

Akademia e Futbollit U-17, është përjashtuar nga kampionati i Kategorisë Superiore, për sezonin 2022-2023.

Ngjarja e ndodhur në javën e fundit, përballë Skënderbeut, ka rezultuar fatale. Gjatë ndeshjes, disa tifozë të Akademisë së Futbollit që ishte pritëse në këtë ndeshje, u futën në fushë dhe goditën lojtarët e Skënderbeut, ku njëri prej tyre mbeti me dëmtime në fytyrë.

Komisioni i Disiplinës, është treguar me dorë të hekurt për këtë dhe përveç humbjes në tavolinë, e ka përjashtuar skuadrën nga kampionati për këtë sezon.

VENDIMI:

Akademia e Futbollit U-17, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 63/1/b, 64/2 dhe 65/3/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga kampionati Abissnet Superiore U-17 për sezonin 2022-2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy