
Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e fundit për javën e 20-të në Abissnet Superiore.
Pas 45 minutave të para, Vllaznia kryeson 2-0 ndaj Kukësit. Ishte Herald Marku, i cili me një supergol në minutën e 20-të i dha avantazhin shkodranëve. Në minutët e 44-t, Jonuzi shënoi të dytin, pas një gafe të portierit Halimi.
Në rast se ndeshja do të mbyllet me këtë rezultat, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë me 31 pikë, po aq sa edhe Partizani.
Në sfidën tjetër mes Teutës dhe Bylisit nuk ka gol, ndonëse rastet për të dyja ekipet nuk kanë munguar.



