Nuk është telenovelë, Ronaldo pritet të transferohet tek Juventus, Perez: Dua të di arsyen përse po ikën

Nuk është telenovelë, Ronaldo pritet të transferohet tek Juventus, Perez: Dua të di arsyen përse po ikën

Fillimisht u mendua si një ëndërr po tashmë zërat po përforcohen më shumë. Kalimin e Cristiano Ronaldos tek skuadra e Juventus ku këto ditë është folur vetëm për këtë temë nuk është një telenovelë por e vërtet.

Real Madrid po konsideron të pranueshme një ofertë prej rreth 100 milionë euro nga Juventusi për portugezin.

Futbollisti 33-vjeçar është golashënuesi më i mirë i Realit me 451 gola, megjithatë, mosha e tij, dhe nevoja e Realit për të riorganizuar një skuadër që përfundoi 17 pikë pas kampionëve të La Ligas, Barcelona, ​​ka inkurajuar kampionët italianë që të bëjnë lëvizjen e tyre.

Ronaldo fitoi titullin e pestë të Ligës së Kampionëve me Madridin në maj.

mw-860

Që ronaldo i ka orët e fundit në Madrid këtë e konfirmoi edhe presidenti i “galaktikëve” Fiorentino Perez, i cili në një prononcim të fundit lë të kuptohet se largimi i portugezit tani është i pashmangshëm.

Perez i ka kërkuar ‘CR7’ të dalë publikisht e të thotë se përse po largohet.

“Dua të di se përse Ronaldo po largohet. Nëse dëshiron të ikë, e ftoj që ta bëjë këtë gjë publikisht. Nëse do ta bëjë këtë gjë, do ta lë të lirë. Unë dua që të jetë vetë futbollisti ai që ta shpjegojë arsyen e këtij divorci, duke marrë përsipër ai përgjegjësitë”, ka deklaruar presidenti Florentino Perez.

Real Madrid do të jetë i detyruar që të shesë Cristiano Ronaldon pasi është dhe një dëshirë e vetë lojtarit. Ndërsa mediat në Itali shprehen se Ronaldo dhe agjenti i tij Mendez janë takuar në Torino me drejtuesit e skuadrës së Juventusit.

Ajo bën me dije se është biseudar për kontratën dhe pagën e lojtarit ku pritet 30 milionë euro neto në sezon. Ndërkohë “Marca” raporton se Cristiano tani është duke kërkuar një shtëpi ku ai të stabilizohet në Torino.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy