Ronaldo, mundësi për City-n

Ronaldo, mundësi për City-n

Sezoni për Cristiano Ronaldon nuk ka filluar ashtu siç pritej .  Mospërfshirja në formacionin titullar kundër Udineses, gjë që nuk ndodhte që prej 2005-sës i ka shtuar dyshimet mbi të ardhmen e portugezit tek Juventusi. Në luftë për luzitanin mbeten Manchester City dhe Paris St Germain, skuadër që e konsideron zëvendësuesin e mundshëm të Mbappes, e ardhmja e të cilit mbetet e lidhur ngushtë me Real Madridin.

 Ish kampionët e Scudettos prej shumë kohësh kanë analizuar gjithçka në detaje dhe në rastin e largimit të "Cr7" nga "Allianz Stadium" kanë konsideruar Gabriel Jesus si zëvëndësuesin e përshtatshëm për arsye se prioriteti i Pep Guardiolas mbetet golashënuesi Harry Kane .  Në këtë histori ishullorët janë totalisht të përfshirë sepse uria për sukses është e pakufijshme dhe Cristiano Ronaldo  mban mbi supe shumë të tillë gjatë karrierës.  

 Megjithatë, sipas raportimeve të "La Gazzeta dello Sport" për 5 herë fituesin e Topit të Artë, destinacioni më i mundshëm mbetet Machesteri.

Një fakt shumë i rëndësishëm është se 36-vjeçari kërkon të bëhet pjesë e një ekipi që aspiron për fitimin e Champions Leagues dhe ekipet e interesuara e kërkojnë me ngulm këtë titull.

Pep Guardiola pretendon për skemat e tij një sulmues tipik që mund t’ia lehtësojë punën Manchester City-t në metrat e fundit të fushës dhe lojtari nga Madeira është një garanci absolute për shënimin e golave. Negociatat ndërmjet palëve janë duke avancuar dhe ditët vijuese mund të përcaktojnë destinacionin e ardhshëm të Cristiano Ronaldos.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy