
Aston Villa nuk ka humbur shumë kohë, për të gjetur zëvendësuesin e Steven Gerrard, të cilin e shkarkuan për mungesë rezultatesh.
Klubi anglez, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes, me ish-trajnerin e Arsenal, Unai Emery. Ky i fundit ishte në drejtimin e Villarreal së fundmi, me të cilët në sezonin e kaluar i surprizoi të gjithë në Champions League.
Spanjolli e njeh mirë kampionatin anglez, pasi më parë ka drejtuar Arsenalin, ndërsa gjatë karrierës, ka drejtuar gjithashtu edhe skuadra si Sevilla, PSG dhe Valencia.



