Egnatia ka barazuar në miqësoren e parë të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut. Përballja e rrogozhinasve me Podeba, u mbyll në barazim 2-2.
Dy golat për Egnatian, u shënuan nga Joel dhe Meçja. Skuadra e Edlir Tetovës, vazhdon përgatitjet, për të qenë gati për kampionatin, që nis më 20 gusht.
Egnatia është një nga skuadrat që ka bërë më shumë lëvizje në këtë merkato të verës dhe për këtë arsye, iu duhet pak kohë, për përshtatjen e lojtarëve të rinj në skuadër.



