
Tek Bayern Muncheni vijon puna e palodhur e drejtuesve në funksion të përforcimit të reparteve respektive.
Ai i prapavijës ka marrë një vëmëndje të veçantë së fundmi duke qenë se traineri Vincent Kompany ende nuk është bindur nga performanca e nxënësve të tij.
Krerët nga Mynihu tashmë kanë zgjedhur Feyenoordin, aty ku aktivizohet Givairo Read.
19 vjeçari luan si mbrojtës i djathtë dhe ka dëshmuar se mbetet një element i cili duhet marrë në konsideratë.
Lajmi është raportuar nga ‘ SkySpors ‘ dhe ish-i i Volendam po zhvillon sezonin e tretë me ekipin nga Roterdami.
Interesi i ish rekordmenëve të Bundesligës ndoshta do të finalizohet me transferimin e Givairo Read në ‘’ Allianz Arena ‘’ duke qenë se është flitet për një mundësi e cila nuk të vjen shumë herë gjatë karrierës.
Konkretisht në sezonin aktual nxënësi i Robin van Persie numëron 3 sfida të luajtura gjatë të cilave e ka rikonfirmuar vendin e një titullari të padiskutueshëm.



