Dortmund mposht Shalke04 dhe ruan distancën +9 me Bayern

Dortmund mposht Shalke04 dhe ruan distancën +9 me Bayern

Borussia Dortmund nuk lëshon aspak pe ndaj Bayern Munich. Verdhezinjtë arritën të triumfojnë dhe në derbin e Ruhrit kundër Shalke04, teksa fitorja 2-1 i lë sërisht, +9 nga ndjekësit bavarez.

Delanay dhe Sancho i dhanë 3 pikë mjaft të vlefshme Dortmund-it, ndërkohë që goli i Caligiuri shërbeu vetëm për të barazimin momental.

Ndërkohë Bayern likujdoi pastër Nurnberg, 3 me 0, ku dopieta e Lewandowski dhe rrjeta e Ribery i mjaftojnë për të mbajtur hapin verdhezi. Fitore arriti dhe Freiburg që mposhti 3-0 RB Leipzig. Petersen, Waldschmidt dhe Frantz i japin një trepikësh frymëmarrëse Freiburg, i cili shkon në +6 nga zona e ftohtë.

Me 3 pikët u largua dhe Bayern Leverkusen nga "Bayer Arena", me "aspirinat" që mposhtën minimalisht Augburg. Goli me vlerën e 3 pikëve mban firmën e Alario. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy