Liverpooli, superofertë për Nicolo Barrellan

Liverpooli, superofertë për Nicolo Barrellan

Eksperienca me Interin vijon ti sigurojë pretendentë shumë cilësorë Nicolo Barrellas.

Mesfushori e ka konsoliduar vendin e një titullari tek zikaltërit, një ndër më të mirët edhe në kontinentin e vjetër.

Italiani tashmë pretendohet nga Liverpooli, ekip potent në aspektin ekonomik por i mbetur në prapavijë në atë sportiv në lidhje me sezonet e fundit.

Janë bërë gjashtë të tillë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ për 27 vjeçarin, i cili preferohet nga traineri Arne Slot.

Në sajë të këtij interesi nuk ka munguar as reagimi i drejtuesve të ish kampionëve të Serisë A, të cilët kanë paracaktuar se nuk do të lejojnë largimin e italianit nga Milano për më pak se 80 milionë euro.

Liverpooli s’do ta ketë të lehtë sepse do të rivalizohet nga Manchester City, një ekip i cili vijon ti shfaqë vlerat, në çdo kompeticion.

Në rastin konkret duhet shtuar se Nicolo Barrella është shumë i rëndësishëm edhe tek kombëtarja e Italisë dhe drejtuesit e Interit duhet të japin maksimumin për të siguruar qëndrimin në Milano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy