Tre opsione për Cavanin

Tre opsione për Cavanin

Me të marrë vesh lajmin se nuk do të vijojë në ‘’ Old Trafford ‘’ për Edinson Cavanin vijon lufta ndërmjet klubeve interesantë.

Pas Botafogos , në Primera Division do të përjetohet një duel i ashpër ndërmjet Atleticos , Sevillas dhe Villarealit për golashënuesin uruguajan të cilit parashikohet se nuk i mbetet edhe shumë kohë në sportin më të ndjekur të planetit.

‘’ El Matador ‘’ e ka sqaruar edhe më përpara se shikon Spanjën si destinacionin e përkryer për të vijuar karrierën dhe  Atletico Madridi i ‘’ Cholo ‘’ Simeones prej kohësh po kërkon një zëvëndësues për Luis Suarez dhe e ka zgjedhur  për të vijuar me përfaqësimin në elitë pasi  mund të përballojë rrogën e shtatlartit që i afrohet 10 milionë eurove.

 ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë një ekip shumë simpatik dhe stili i lojës së ishi-t të Napolit përputhet me atë të spanjollëve. Ndërsa andaluzët janë në të njëjtën situatë sepse e kanë pothuajse të sigurtë se Anthony Martial nuk do të qëndrojë në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.  

Në këtë histori ka shumë të bëjë edhe vendimi i Edinson Cavanit sepse pretendimet e tij mund të rezultojnë një barrierë për ‘’ Los Rojiblancos ‘’ , ekip që kërkon gjithnjë përmirësimin.

S’duhet nënvlerësuar as Villareali që mund të besfasojë në çdo moment sepse Unay Emery kërkon një partner për Gerard Morenon për ta bërë ofensivën edhe më të rrezikshme .

Avantazhi i spanjollit mund të jetë fakti se në të kaluarën përjetuan momente tek  Paris St Germain por rroga e ‘’ El Matador ‘’ mbetet një problematikë për  Sevillan dhe duhet domosdoshmërisht ti ulë pretendimet.

Drejt varjes së këpucëve në gozhdë , fakti që impresionon lidhet me opsionet për Edinson Cavanin sepse tregojnë potencialin e këtij lojtari që nuk e ka më vendin në ‘’ Old Trafford ‘’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy