Tre pretendentët e Jerome Boateng

Tre pretendentët e Jerome Boateng

Mungesa e arritjes së akordit për rinovimin e kontratës së Bayern Munchen me gjigandin e mbrojtjes Jerome Boateng mund të konsiderohet si fundi i etapës së gjermanit në mitikun ‘’ Allianz Arena ‘’ . 30 qershori po afron dhe 32 vjeçari është në pozicionin e vlerësimit të ofertave për vijimin e  eksperiencës së tij në botën e futbollit  . Rreth 17 vjet karrierë mbi supe janë një numër mëse i mjaftueshëm për  përshkrimin e metrave të fundit të saj me kalimin tek një ekip që mbetet në lartësinë e performancave të lojtarit kryeqytetas .  Momentalisht  sipas  prestigjozes britanike ‘’ The Mirror ‘’ është Premier League kampionati më i  interesuar për shërbimet e yllit të Bayern Munchen .  Tre nga skuadrat më të njohura  si Chelsea  , Arsenal dhe Tottenham Hotspur do të përjetojnë një derbi të zjarrtë midis tyre për të pasuruar organikat me një lojtar të një kalibri të tillë .

Traineri i ‘’    Bluve të Londrës “  Thomas Tuchel e ka shprehur në shumë raste se është në kërkim të një lojtari me shumë eksperiencë për të lideruar repartin defensiv dhe kush më mirë se bashkombasi i tij do ta bënte një gjë të tillë .   Në të kaluarën është përfolur shumë për bashkimin e fateve të tyre  por  me lajmin e marrë së fundi diçka e tillë konceptohet se do të jetë më e lehtë për tu realizuar .

 Në lidhje me ‘’ Topchinjtë ‘’   problemet e hasura  nga  numri një i pankinës Mikel Arteta e përqëndrojnë fokusin tek një lojtar i eksperimentuar në kontinentin e vjetër dhe Jerome Boateng ia plotëson këtë kusht 13 herë kampionëve të Premier Leagues .  Megjithatë operacione të tilla gjithmonë rezultojnë me një koefiçent të lartë vështirësie dhe në rastin konkret ‘’ The Gunnersat “  duhet ti bëjnë llogaritë në lidhje me pagën e shtatlartit  sepse përfiton 12 milionë euro në sezon.

Pas tyre mbetet Tottenham Hotspuri .  Drejtuesit e ‘’ The Spursave ‘’ me në krye presidentin Daniel Levy janë të gatshëm të  ndërmarrin të gjitha aksionet e nevojshme për ta shëndërruar repartin mbrojtës në më kompetitiv gjatë sezonit vijues dhe kalimi i mundshëm  i Jerome Boateng në ‘’ White Hart Lane ‘’ do të gjeneronte një funksionim ndryshe të tij .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy