
Duke qenë se është drejt përfundimit të eksperiencës me Marseillen menjëherë për shërbimet e Roberto De Zerbit kanë nisur ofensivën drejtuesit e Manchester United.
Italiani konsiderohet një trainer tejet cilësor, njohës shumë i mirë edhe i Premier Leagues.
Eleminimi i francezëve nga Champions League si duket i ka vënë pikën aventurës së 46 vjeçarit në ‘’ Velodrome ‘’ dhe tashmë dyert e ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’ për të janë hapur.
Interesi i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ ia rrit automatikisht vlerat ishi-t të Shakhtar Donteskut ndër të tjerë i cili nënkupton se një kalim në ‘’ Old Trafford ‘’ mund të shoqërohet edhe me një pagë të konsiderueshme.
Ndërkohë, tek Marseille po përjetohet një periudhë me shumë ulje-ngritje për faktin se praktikisht e kanë humbur luftën edhe me Paris St Germain në lidhje me Ligue 1 dhe Manchester United mbetet një opsion i cili sigurisht do të analizohet me detaje nga Roberto De Zerbi.
Sigurisht bëhet fjalë për një trainer ambicioz, favorit për të zbarkuar përsëri në Angli.
Dihet se Manchester United vijon të jetë një ndër më të pasurit në botë, tejet i suksesshëm në të shkuarën por gjatë viteve të fundit fatkeqësisht kjo histori nuk është përsëritur.
Mbetet për tu parë se si do të shkojnë negociatat ndërmjet palëve dhe vlen për tu theksuar se një interes i tillë nuk të vjen shumë herë gjatë karrierës.
Në sezonin e dytë, deri në momentin që flasim Roberto De Zerbi ka arritur 18 fitore, 4 barazime dhe 11 humbje me bardhekaltërit.



