
Sot do të luhet finalja e Superkupës së Europës, mes Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt. Përballë vihen fituesja e Champions League dhe ajo e Europa League.
Skuadrat e kanë të qartë objektivin, të fitojnë trofeun. Në këtë përballje, spanjollët e Real Madrid vijnë si favoritë absolutë, duke parë edhe formën e Frankfurt, që në fundjavë u mposht 1-6 në kampionat nga Bayern Munich.
Gjithsesi gjermanët besojnë të surpriza dhe do të tentojnë triumfin, me mbështetjen edhe të një numri të madh tifozësh.
Sfida do të luhet në 21:00, në stadiumin olimpik të Helsinkit në Finlandë.



