
Emri i Leonardo Bonucci, shpesh është lidhur me skuadra të ndryshme në kohët e fundit, pasi u bë e ditur se nuk është në planet e Juventusit për sezonin e ri. Për këtë ka reaguar edhe agjenti i mbrojtësit, Alessandro Lucci, i cili për mediat italiane, deklaroi se dëshira e lojtarit është të qëndrojë te bardhezinjtë. “Unë po dëgjoj shumë thashetheme për Bonuccin, por vullneti i tij kryesor është të qëndrojë në Juventus. Ai është një futbollist i klasit botëror. Nëse lojtari do jetë pjesë e merkatos, ne do të shqyrtojmë vetëm mundësitë e duhura dhe do të kërkojmë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjithë”, deklaroi Lucci.



