Gjysmëfinalja e Kupës, Hasani: Plori ia ka marrë dorën Partizanit

Gjysmëfinalja e Kupës, Hasani: Plori ia ka marrë dorën Partizanit

Drejtori teknik i akademisë së Vllaznisë, Alban Hasani, në një lidhje skype në emisionin “SportZone” në MCN TV, u shpreh besimplotë se shkodranët do të triumfojnë nesër ndaj Partizanit në gjysmëfinalen e Kupës dhe do të shkojnë në finale.

Sipas Hasanit, një eliminim i mundshëm, do të ishte dështim total për të gjithë në Shkodër. Ai tha se ka besim te trajneri Pioli, sepse ia ka marrë dorën Partizanit.

Nuk ka lidhje me tensionin, në Shkodër futbolli sjell festë. Shqipëria do të shikojë një ndeshje shumë të mirë, siç u ka hije dy ekipeve më të mira. Me Partizanin kemi pasur marrëdhënie shumë të mira ndër vite.

Besoj se Vllaznia nesër nuk do dështojë, sepse do të ishte një dështim total për të gjithë, për presidencën dhe Shkodrën. Të mos mendojmë më të keqen, por jeta vazhdon. Besoj se Vllaznia do bëjë një ndeshje të madhe dhe spektakolare ndaj Partizanit, do fitojnë me meritë. Kam besim te Plori, ia ka marrë dorën Partizanit, sepse i ka eliminuar dy herë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy