
Skandali shtetëror i dopingut në Rusisë me sportistët bëri që pak kohë më parë ky vend të dënohej me 4 vite përjashtim nga të gjithë kompeticionet, me përjashtim të atyre që vërtetonin që nuk kishin lidhje më këtë politikë.
Mirëpo çështja ishte dërguar në CAS dhe sot kjo e fundit është shprehur duke e ulur nga 4 në 2 vite dënimin. Megjithatë deri në vitin 2022, të gjithë atletët rusë që do paraqiten në kompetcione të ndryshme, do jenë pa asnjë flamur, uniformë apo himn të shtetit të tyre.
Periudha përfshin Lojërat Olimpike “Tokio 2021”, Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” dhe gjithashtu Botërorin “Katar 2022”. Disa atletë rusë do të lejohen të garojnë në Lojërat Olimpike, por vetëm si neutralë dhe me kusht që ata të demonstrojnë se nuk kanë asnjë lidhje me skemën anti-doping, që përfshin agjentë të aparatit të sigurimit të shtetit rus.



