Eric Garcia, mendon rikthimin tek Barcelona

Eric Garcia, mendon rikthimin tek Barcelona

Niveli impresionues i Eric Garcias në sezonin aktual është pasuar me një reflektim të thellë në lidhje me të ardhmen.

Mbrojtësi gjatë një interviste të dhënë për ‘ Sport ‘ është shprehur i gatshëm të rikthehet tek Barcelona, i cili momentalisht është i huazuar tek Girona.

‘’ Kur të përfundojë sezoni do të rikthehem tek Barcelona “, ishin këto fjalët e lojtarit nga Martorell.

Duhet kujtuar se 23 vjeçari ishte pjesë e ekipeve inferiore të ‘’ La Masias ‘’ në të kaluarën, i cili u transferua në ‘’ Montilvi ‘’ për arsye se nuk gjeti shumë hapësira tek ‘’ Los Cules ‘’.

Nën drejtimin e trainerit Michel Eric Garcia ka avancuar në shumë aspekte, duke treguar se e ka kapacitetin për të qenë pjesë e një ekipi elite, në Spanjë dhe jo vetëm.

Javët vijuese do të jenë shumë përcaktuese në lidhje me të ardhmen e Eric Garcias dhe Barcelonës, pasi siç dihet edhe ajo e Xavi Hernandezit është në dyshim dhe gjatë merkatos së verës pritet një revolucion shumë i rëndësishëm tek kjo skuadër.

E shkuara dhe e tashmja po rikonfirmon problematikat e theksuara të ‘’ Blaugranëve ‘’ në aspektin defensiv dhe përforcimi i këtij reparti është një prioritet absolut për drejtuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy