James Rodriguez i vetëofrohet Milanit

James Rodriguez i vetëofrohet Milanit

Largimi i Carlo Ancelottit nga Evertoni ka ndikuar shumë në vendimarrjen e disa lojtarëve të rëndësishëm  të ‘’ The Toffes ‘’ .  James Rodriguez  është drejt largimit nga ‘’ Goodison Park ‘’   dhe sipas Marcas  ka iniciuar kontaktet me drejtorin sportiv të Milanit Paolo Maldini për të mundësuar transferimin në mitikun ‘’ San Siro ‘’ gjatë verës . 

Ky opsion  shikohet shumë interesat por duhet theksuar se vendimin final do ta ketë  traineri Stefano Pioli i cili  po planifikon në mënyrë të detajuar revolucionin në merkato .  29 vjeçari  i ka patur të gjitha mundësitë për të avancuar me sukses për më tej por  dëmtimet e njëpasnjëshme e kanë lënë disi në prapavijë dhe   kjo pistë mund ti sjellë shumë benefite për shkak se kuqezinjtë janë një skuadër në rindërtim e sipër dhe  për më tepër kanë arritur të zhvillojnë një performancë për tu duartrokitur gjatë sezonit të lënë pas i cili i dha mundësinë për tu rikthyer në Uefa Champions League .  

Fakti i të qënit një skuadër me një histori të gjatë suksesi si në Itali ashtu edhe në Europë është një indikator se e ardhmja mund të rezultojë befasuese pavarësisht se  rivaliteti sa vjen e ashpërsohet por në rast se merret si shembull sezoni i kaluar arrihet në konkluzionin se Milani do ti sjellë shumë probleme rivalëve direkt për shkak të eksperiencës së jashtëzakonshme që mban mbi supe .  Ky objektiv pavarësisht emrit të madh të Milanit  mund të bëhet realitet  me afrimin e lojtarëve me peshë në Milano dhe  James Rodriguez  disponon të gjitha cilësitë për tu shëndërruar në një lider absolut të mesfushës .

6 gola dhe 9 asiste në  26 ndeshje të zhvilluara të cilave i shtohet një performancë pozitive në një kampionat me një koefiçent vështirësie të konsiderueshëm siç është Premier League  ia mbajnë  të ndezura shpresat mesfushorit nga Cucuta  dhe njëkohësisht shitja e tij do ta ndihmonte  Evertonin për të fuqizuar arkat me objektivin e afrimit të lojtarëve cilësorë  . 

Nëse ky operacion do të konkretizohet me padiskutim do të konsiderohej si një ndër më  interesantët e merkatos e cila parashikohet që  do të jetë shumë emocionuese dhe me të papritura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy