
Mbrojtësi i Sevilla, Jules Kounde, është një nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato vere.
Chelsea dhe Barcelona, prej kohësh kanë shfaqur interes, për të marrë shërbimet e lojtarit.
Megjithatë, vetë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar së fundi se mbrojtësi do të transferohet te Chelsea.
I pyetur nga tifozët nëse do transferohet Kounde, Laporta u shpreh: “Jo, ai do të nënshkruajë me Chelsea”.



