
Myrto Uzuni vazhdon të tregojë formë të mirë në Hungari, aty ku aktivizohet me skuadrën e Ferencvaros. Këta të fundit triumfuan ditën e sotme në Kupë, ndaj Tokol me rezultatin e thellë 0-7.
Dy nga golat e ndeshjes, u shënuan pikërisht nga Uzuni, i cili në minutat 15 dhe 19, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar dy herë nga 11 metra.
Në pjesën e parë, sulmuesi beratas i shkoi shumë afër edhe golit të tretë, por gjuajtja e tij me roveshatë, u ndal nga portieri kundërshtar.
Ferencvaros kualifikohet kështu për në fazën e 1/8-ve, ndërsa Uzuni me dopietën e sotme shkon në kuotën e 9 golave për këtë sezon me skuadrën hungareze.



