Sfida me Kukësin, Memelli: Luajmë vetëm për fitore, lojtarët japin maksimumin

Sfida me Kukësin, Memelli: Luajmë vetëm për fitore, lojtarët japin maksimumin

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, ka folur për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë të premten ndaj Kukësit.

Memelli deklaroi se Vllaznia futet në fushë vetëm për fitore dhe për të marrë tre pikët, për asnjë rezultat tjetër.

Sipas tij, lojtarët kanë dhënë maksimumin deri tani, për të marrë fitore, siç ishte edhe ajo në Korçë ndaj Skënderbeut.

Duhet të tentojmë të bëjmë më mirë në këtë fazë të dytë sepse tashmë edhe i njohim kundërshtarët dhe njëkohësisht shpresojmë qe të kompletohemi me të gjithë lojtarët sepse kjo do të ishte një plus i madh për ne.

Duke u plotësuar grupi javë pas jave dhe duke fituar pikë të plota si ndeshja në Korçë, skuadra ka treguar grintë, personalitet. Duke e parë në këtë këndvështrim, lojtarët japin maksimumin e tyre, vuajnë që të marrin pikët e plota. Besoj rritet edhe besimi, edhe mentaliteti në skuadër. Mos harrojmë që mentaliteti rritet gjithmonë kur fitohen ndeshjet. Duke ardhur javët, edhe pse unë mendoj që do të bëjmë maksimumin e mundshëm në raport me të gjitha komponentët e lojës për të qenë në katërshen e parë.

Ne nuk hyjmë në fushën e lojës për barazim. Gjithmonë hyjmë për të fituar. Edhe kundërshtarët hyjnë në fushë për të fituar. Objektivi i parë është që të marrim maksimumin nga ndeshja, që janë tre pikët, por që do të shikojmë procesin në fushën e lojës dhe të gjithë komponentët që thashë që të marrim maksimumin nga kjo ndeshja e nesërme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy