
Duke filluar nga ora 18:00, do të luhet sfida mes Skënderbeut dhe Erzenit, e vlefshme për javën e 33-të në Superiore.
Në Korçë pritet të jetë një sfidë e luftuar, ku të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht.
Ndeshja do të transmetohet në ekranin e MCN TV. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Dumfur, Vangjeli, Janaqi, Gërço, Juri, Kabrel, Liço, Rashica.
ERZENI: Hasanbelli, Kacbufi, Sadiki, Asani, Mëllugja, Migone, Maliqi, Kahrimanoviç, Mihana, Zeka, Blazeviç.



