
Në merkaton verore Barcelona ishte shumë afër firmosjes me mbrojtësin Cesar Azpilicueta por fatkeqësisht historia ndryshoi shumë shpejt dhe spanjolli rinovoi deri në 2024-tën me Chelsean .
Eksperienca e 33 vjeçarit vijon të merret në konsideratë edhe nga Real Madridi dhe për katalanasit ky fakt sigurisht krijon dyshime për arritjen e këtij akordi.
Sipas ‘ FutbolTotal ‘ , ‘’ Galaktikët ‘’ kanë menduar një ofertë prej 10 milionë eurosh për Cesar Azpilicuetan dhe do të tentojnë ta transferojnë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë merkatos së dimrit, e cila zyrtarisht do të startojë në 1 janarin e 2023-shit.
Pavarësisht se kryeqytetasit mbeten ekipi për tu mundur në Spanjë dhe Europë, Carlo Ancelotti mendon se ndërthurja e talentit me eksperiencën mund të rezultojë një ide shumë e mirë në funksion të arritjes së objektivave.
Real Madridi faktikisht ka vuajtur shumë nga krahët dhe traineri italian ka aktivizuar shpeshherë Lucas Vazquezin në mungesë të Dani Carvajal por duke patur parasysh se e ardhmja e Nacho Fernandezit dhe Jesus Vallejos parashikohet larg ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ , kampionëve në fuqi të Champions Leagues i duhen elementë cilësorë për të mos patur probleme gjatë vijimësisë.
Kostoja e këtij operacioni është lehtësisht e përballueshme dhe duhet parë se deri ku mund të arrijnë drejtuesit në lidhje me ishi-n e Osasunës .



