Dani Olmo, në fokusin e gjigandëve

Dani Olmo, në fokusin e gjigandëve

 Ecuria e mrekullueshme e Dani Olmos me Leipzigun vijon ti sigurojë pretendentë spanjollit.

Barcelona është një ndër më të interesuarat për ta rikthyer mesfushorin por s’do ta ketë të lehtë sepse  Bayern Munchen , Atletico Madridi , Manchester United dhe Manchester City asnjëherë nuk e kanë harruar yllin e gjermanëve.

Kalimi nga Dinamo Zagreb në Bundesligë ishte fillimi i një eksperience e cila aktualisht e ka shëndërruar në një ndër talentët e kontinentit të vjetër, kontrata e të cilit me Leipzigun skadon në 30 qershorin e 2024-tës.

Eshtë e vështirë të parashikohet se për cilin destinacion do të vendosë Dani Olmo pavarësisht se ‘’ Los Cules ‘’ në njëfarë mënyre janë të avantazhuar për perlën e ‘’ La Furia Rojas ‘’ .

Megjithatë , situata aspak favorizuese në aspektin ekonomik ndoshta mund ti shkaktojë ndonjë pakënaqësi ‘’ Blaugranëve ‘’ gjatë rrugës dhe rivalët direktë mund të fitojnë terren për të firmosur me 24 vjeçarin e lindur në Tarrasa.

Pavarësisht se Leipzigu mbetet një rival që meriton respekt maksimal në Bundesligë , dominimi i Bayern Munchen jep për të kuptuar se Dani Olmo do ta ketë të vështirë për të fituar trofe kolektivë dhe ndoshta ky fakt mund të jetë një impuls për të lënë ‘’ Red Bull Arenan ‘’ dhe të zgjedhë një ekip me të cilin mund të ketë shansin për ta realizuar objektivin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy