Starova: Partizani mund të bëjë epokë, fituan titullin sepse duruan ecurinë e Tiranës

Starova: Partizani mund të bëjë epokë, fituan titullin sepse duruan ecurinë e Tiranës

Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për suksesin e Partizanit, me fitimin e titullit kampion.

Starova deklaroi se të kuqtë ia dolën, sepse duruan atëherë kur Tirana kishte një ecuri shumë të mirë rezultatesh.

Sipas tij, Partizani ka një skuadër të re dhe tani mund të bëjë epokë, sepse lojtarët kanë fituar personalitet.

Partizani ia doli sepse duroi ecurinë shumë të mirë të Tiranës. Bardheblutë fituan shumë pikë me një ecuri të shkëlqyer. Partizani duroi në kushtet, kur Tirana po menaxhonte shumë mirë situatat. Papritur te Partizani shumë lojtarë e ngritën nivelin e tyre.

U rrit Mba, Da Silva, Sota dhe të tjerët, deri te Telushi. Që nga Kastrioti e Bylis, nuk i harrojmë ndeshjet e bukura edhe të tyre, pavarësisht rënies. Edhe ato që dështuan në arritjen e objektivave, kanë kontribuar në këtë kampionat të rivalizuar.

Fituesi nuk gjykohet. Në janar, Partizani ishte në kushtet më të mira, duke shkuar në Turqi. Kishin probleme me rezultatet në janar dhe prill. Kur nuk ishte Matondo, vuante edhe Partizani.

Është një skuadër e re dhe këto do i pasqyronte. Këto lojtarë tani kanë fituar personalitet dhe pritet që kjo skuadër mund të bëjë edhe epokë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy