Shyti: Apeli doli mbi Strasburgun e sportit, njollë e zezë për KOKSH

Shyti: Apeli doli mbi Strasburgun e sportit, njollë e zezë për KOKSH

Një ditë më parë, Gjykata e Apelit të Tiranës hodhi poshtë kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit që të mos njohë vendimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar që zgjodhi si president Fidel Yllin. Më 10 janar 2021 KOKSH përmes një asambleje të jashtëzakonshme zgjodhi në krye të saj Fidel Yllin, pas shkarkimit të Viron Bezhanit. FSHF e çoi çështjen në Gjykatën e Lozanës në CAS (Tribunal Arbitral du Sport / Court of Arbitration for Sport). CAS i dha të drejtë FSHF-së, por e njëjta kërkesë është hedhur poshtë nga Gjykatën e Apelit, e cila e ka quajtur të rregullt procesin e zgjedhjes së Yllit.

Në studion e MCN Informacion, Artan Shyti, pedagog, tha se dërgimi i çështjes në Apel pas vendimit të CAS është një njollë e zezë për KOKSH-in.

E përsërs, do të doja të kuptoja argumentimin e vendimit. Jam kurioz të kuptoj çfarë mund të shkruhet në këtë vendim. Ajo që ka rëndësi është që i vihet një njollë besueshmërisë së organizatave sportive dhe marrëdhënieve institucionale. Vendimi i gjykatës duhet analizuar.

Për sportin shqiptar, CAS është Strasburgu. Unë besoj që Federata e Futbollit i ka qëndruar me institucionalizëm këtij problem. Federata i qëndron seriozitetit të funksionimit. I ka qëndruar shumë deri tani dhe shpresoj t’i shkojë deri në fund. Ne na duhet të kuptojmë se, nëse nuk funksionon ligji, statuti, mund të presim gjithçka.

Këtu ka gjykata, ka KAS shqiptar, dhe të lësh të ta zgjidhë kryeministri një çështje që duhet ta zgjidhësh vetë është tregues i paaftësisë. Nuk mund të luajmë interesa individësh për të shkelur çfarëdo që është e pashkelshme në sport. Situata mund të rregullohej në shumë forma, vetëm në këtë mënyrë jo.

KOKSH ka mbështetje institucionale nga qeveria. Kjo është pozitive. Mbështetja e qeverisë për sportin është gjithnjë e mirëpritur. Përdorimi i kësaj mbështetjeje në aspektin financiar, në dëm të sportit, është e dënueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy