
Së fundmi e ardhmja e Gianluigi Donnarummas është lidhur ngushtë me një rikthim të mundshëm në Serinë A.
Italiani në të shkuarën la gjurmë tek Milani dhe më pas nisi një tjetër eksperiencë në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Mirëpo situata për gardianin e tre shtyllave ka ndryshuar, për të cilin ka shfaqur interes Interi.
Sigurisht për arsye të rivalitetit ndërmjet zikaltërve dhe kuqezinvje një transferim i mundshëm në ‘’ San Siro ‘’ do të pasohej me siguri nga kritika për 25 vjeçarin sepse do të konsiderohej si tradhëti.

Megjithatë, është ende herët për ti vënë pikat mbi i por e sigurtë është se Gianluigi Donnarumma do të përbënte një avantazh për Interin duke qenë se është një ndër portierët më të mirë në qarkullim.
Ish kampioni i Europës me kombëtaren ‘’ Azurre ‘’ është në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës dhe do ti duhet të vendosë gjatë merkatos aktuale për hapin e rradhës.
Kjo periudhë sapo ka filluar dhe mbetet ende kohë për të përfunduar por pritet që ditët vijuese të përcaktojnë të ardhmen portierit të Paris St Germain.
Në rradhët e ‘’ Les Pariziens ‘’, ‘’ Gigi ‘’ po zhvillon sezonin e katërt i cili në 10 sfidat e para ka pësuar 11 gola.



