Lojërat Olimpike që do zhvillohen në Japoni, mund të shtyhen.
Ka qenë vetë kryeministri japonez, Shinze Abe që deklaroi një gjë të tillë, duke ndryshuar pozicionin e palëkundur publik që Lojërat Olimpike do të fillojnë më 24 korrik, ashtu si është caktuar.
Ditët e fundit, një numër në rritje i vendeve dhe atletëve kanë bërë thirrje që lojërat të shtyhen, ndërsa Kanadaja tha sot se nuk do të dërgojë asnjë ekip në Lojërat olimpike dhe paraolimpike.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) u përgjigj të dielën, duke thënë se një vendim përfundimtar për shtyrjen do të merret brenda katër javësh, për shkak të komplekseve të mëdha të rindërtimit të një ngjarje masive sportive globale si Olimpiada.
"Vendimi i IOC është përgjatë vijave të asaj që thashë më parë, të mbajtjes së ngjarjes në formën e saj të plotë. Nëse kjo bëhet e vështirë dhe duke menduar së pari për shëndetin e sportistëve, mund të mos kemi zgjidhje tjetër përveç që të konsiderojmë shtyrjen e Lojërave," tha Abe, duke folur në komitetin e buxhetit në dhomën e sipërme të parlamentit të Japonisë.



